Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Kemi dalë nga zona e riskut”, Manastirliu: Po ecim me shpejtësi drejt objektivit të 1 milion vaksinimeve

“Kemi dalë nga zona e riskut”, Manastirliu: Po ecim me

Vendi ynë ka dalë nga zona e riskut për shkak të pandemisë COVID-19, për shkak të përmirësimit të situatës epidemiologjike në vend. Kështu deklaroi ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nga foltorja e Kuvendit, kus htoi se tashmë vaksina po jep efektet e saj pozitive.

Ministrja dha statistikat mbi situatën e vaksinimit në vend dhe tha se Shqipëria sot është me të njëjtën ritëm si mesatarja e vendeve të Bashkimit Europian. Ajo tha se po ecim me shpejtësi drejt objektivit të 1 milion vaksinimeve.

“Mbi 746 mijë vaksina kanë mbërritur deri më sot në vendin tonë më shumë se 572 mijë tashmë janë kryer. Nga të cila 136 mijë qytetarë janë vaksinuar më dy doza. Sasia e vaksinave e të kontraktuara është mbi 2 mln e 390 mijë vaksina të cilat po vijojnë të vijnë sipas kalendarit të lëvrimit. Kemi mbërritur në vaksinimin e grupsmoshës mbi 60 vjeç. Mbi 400 mijë të moshura janë vaksinuar. Janë vaksinuar mbi 5000 punonjë të fabrikave material përpunuese. Mbi 3500 punonjës të opretaorëve turistik dhe ka filluar vaksinimi me dozën e dytë të 12 mijë punonjësve të policisë.

Shqipëria sot radhitet ndër vendet me ritëm shumë të mirë të vaksinimit. Jemi me të njëjtën ritëm si mesatarja e vendeve të Bashkimit Europian. Vendi ynë ka dalë nga zona e kuqe, pra nga zona e rriskut krahasuar me vendet e tjera. Pra jemi në nivelet e 26,6 raste për 100 mijë banorë, ndërsa incidenca dyjavore vijon të mbetet e ulët. Numri i pacientëve në spitale po ashtu është ulu dhe dje kemi shënuar një ritëm akoma më të ulët e javët e mëparshme dhe kjo situatë është falë masave që kanë dhënë impaktin e tyre në ecurinë e epidemisë. Tashmë mund të shohim dhe efektet e vaksinimit që po japin rezultat, por të mos harrojmë që ky moment na thërret për më shumë përgjegjësi. Po ecim me shpejtësi drejt objektivit të 1 milion. Çdo javë pritet lëvrimi i kontratave të tjera për vaksinat. 25 mijë nga 50 mijë vaksina të Sputnik kanë mbërritur pjesë e kontratës direkte e qeverisë shqiptare, ndërkohë ka përfunduar lëvrimi prej 500 mijë vaksinash të kontratës me distriubutorin e Sinovac”, tha Manastirliu.

Të fundit