Flash News

Ditari i Maxhorancës

Këshilli për Rregulloren i jep mandatin e deputetit Pandeli Majkos, shqyrtohet në Kuvend

Këshilli për Rregulloren i jep mandatin e deputetit Pandeli Majkos,

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin ka shqyrtuar sot vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për t’i dhënë mandatin e deputetit Pandeli Majkos.

Këshilli vendoi të miratojë vendimin e KQZ, duke e kaluar shqyrtimin e mandatit të Majkos, në seancën e sotme plenare në Parlament.

Pandeli Majkos iu hap rruga dretj rikthimit në Parlament, pas arrestimit të ish-deputetit socialist Alqi Bllako, si i përfshirë në aferën e inceneratorëve.

Në bazë të votave të grumbulluara nga zgjedhjet e 25 Prillit, pas Bllakos, mandati i deputetit i kalon ish ministrit të Diasporës, Pandeli Majkos i cili grumbulloi 8.780 vota duke mos thyer dot herësin zgjedhor dhe mbeti jashtë listave të Ramës.

Të fundit