Ditari i Maxhorancës

Këshillimi Kombëtar, Rama njofton ngritjen e institucionit të ri në vjeshtë

Këshillimi Kombëtar, Rama njofton ngritjen e institucionit të ri
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës në kongres njoftoi ngritjen e një institucioni të ri në mandatin e tretë.

Ai tha se do të krijohet Këshillimi Kombëtar, ku qytetarët do të pyeten për çështje me interes të veçantë çdo një vit.

Kryeministri u shpreh se qytetarët do t'i drejtohen këtij institucioni me shkrim. Rama shtoi se kjo strukturë do të ngrihet në vjeshtë.

"Duhet që mandate i tretë të shënojë një hapje të re ndaj njerëzve të këtij vendi, duke i përfshirë me një institucion të ri, Këshillimit Kombëtar. Populli mos dëgjohet një herë në 4 vite, por të paktën një herë në vit. Çështjet më interes të veçantë kombëtar, do këshillohemi me gjithë qytetarët, pa dallime olitike, fetare e krahinore që do të duan të shprehen përmes Këshillimit Kombëtar.

Nuk është një ushtrim komunikimi ku shkojmë në Shqipëri, është institucion ndërveprimi, me shkrim, me gjithë qytetarët. Të gjithë ata që duan të përfshihen, duan të japin opinione, po me shkrim. Të na thonë po ose jo, për çka ne shtrojmë si alternativa, do  përgatitemi këtë vjeshtë ta realizojmë, do mësojmë dhe ta përmirësojmë", tha Rama.

Të fundit