Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Këto janë inicialet”, deklarata e fortë e Spartak Brahos për protestën e 8 janarit: Një deputet i PD rrezikon të vritet nesër

“Këto janë inicialet”, deklarata e fortë e Spartak

Ditën e nesërme, në protestën e 8 Janarit, nga të dhënat që kam unë mund të ketë edhe vrasje.”.

Ky është paralajmërimi i fortë që ka bërë ish-deputeti Spartak Braho në studion e Zona Zero në Top News.

Ish-deputeti socialist deklaroi se mund të ketë skenar vrasje, që mund të përfshijnë edhe një deputet, ndërsa dha inicialet e atij që mund të jetë viktimë sipas tij, shkruan Gazeta Shqip

"Një personalitet deputet, me inicialet..., rrezikon të vritet nesër. Berisha nuk bën dot pa gjak. E.A, të ruhet, këtë këshilli i jap të ruhet nesër. Janë situata që dalin nga kontrolli që dalin nga jashtë një shenjë duhet e dalin jashtë, edhe ai nuk e ka problem se e thotë si me Azem Hajdarin që nuk e vrava unë, por Izet Haxhia", tha Braho.

I pyetur rreth informacioneve që posedon, Braho nuk dha detaje, por paralajmëroi deputetin që të ruajë krahët.

Kujtojmë që ish kryeministri Sali Berisha organizoi më 20 dhjetor një tjetër protestë kombëtare, në të cilën nuk u shënua asnjë incident.

Të fundit