Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Kjo do të jetë dekada e turizmit malor”, Rama nga Vermoshi: Ne duhet të synojmë turizmin e shtrenjtë

“Kjo do të jetë dekada e turizmit malor”, Rama nga
Kryeministri Rama

Kryeministri Rama ka vizituar sot Vermoshin, duke theksuar se pas turizmit Bregdetar, tashmë vëmendja do të kthehet nga ai malor.

“Kjo do të jetë dekada e turizmit malor”, u shpreh Rama, duke shtuar se po bëhet një organizim që “strukturat e mikpritjes së turistëve të mos jenë vetëm raste sporadike”.

Ajo çka synon qeveria është investimi në turizmin e shtrenjtë, me qëllim që edhe vendet si Malësia e Madhe e Tropoja të kthehen në një hapësirë zhvillimi.

"Turizmi bregdetar ka problematikat e veta por është në zhvillim të vazhdueshëm se njihet botërisht si një destinacion tashmë. Shqipëria malore ka filluar të njihet sa më shumë nga shqiptarët vetë, vendasit që jetojnë në zona të tjera. Dekada që po nisim i përket turizmit malor Strukturat e mikpritjes të organizohen dhe të mos jenë raste sporadike. Turizmi që ne duhet të synojmë është turizmi i shtrenjtë. Kjo do të jetë dekada e turizmit malor, që ka hyrë në një rrugë të re ku do të ngjitet në një nivel krejt tjetër.

Duhet ta ngremë. Ato 4 shtëpitë që jemi sot këtu për ta admiruar. Këtu shof që po zhvillohen dhe struktura të tjera. Angazhimi jonë i drejtpërdrejt ka ndikuar. Kur kemi bërë tamarën ajo ka qenë një pikë, e cila është si ato pika që energjizojnë të gjithë trupin. Njerëzit kanë gjallëruar të gjithë zonën aty.

Kjo dekadë nuk diskutohet që do ta kthejë Malësinë e Madhe, Tropojën... në një hapësirë të një zhvillimi turistik që është  i panjohur sot nga intensiteti dhe zhvillimi i të ardhura. Faleminderit fondit shqiptar të zhvillimit që kanë bërë një mrekulli", tha Rama mes të tjerësh.

Të fundit