Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Boll më”, Braçe: Nga nesër, këto shkolla do zhvillojnë dy javë mësim online

“Boll më”, Braçe: Nga nesër, këto shkolla do

Nga nesër, një pjesë e shkollave në Divjakë do të zhvillojnë mësim online per dy javë.

Lajmin e ka bërë të ditur zv.kryeministri Erion Braçe përmes një statusi në rrjetet sociale, i cili shkruan se situata e të sëmurëve në zonat e Divjakës, Tërbufit, Grabianit, Gradishtes, Remasit vijon te jetë e rëndë.

Zv.kryeministri u ka bërë thirrje banorëve që të heqin dorë nga vizitat nëpër shtëpitë e njëri tjetrit në kushtet e pandemisë, pasi po përhapin infeksionin.

Mirëmbrëma! Banore të Divjakës, Tërbufit, Grabianit, Gradishtes, Remasit; Situata e të sëmureve me koronavirus vijon te jetë e rëndë!

Dita tani u mbyll me 174 të semurë aktivë! Janë nga Këmishtaj, Mertish, Gradishte, Mize, Cerme e Sipërme, Çermë sektor, Divjakë qytet. Nga hetimi epidemiologjik rezulton se të infektuarit, kanë marrë virusin në:

Ceremonitë mortore në shtëpi ku kanë shkuar për ngushëllim;

Ne shtëpitë e të sëmurëve me virus ku ka shkuar për qoke sëmundjeje si komshi, kushëri, krushqi.

Kjo është çmenduri! Do ju lutesha shumë; Jepini fund ketyre zakoneve! Po infektoheni vetë, po infektoni familjarët tuaj, me të moshuarve po i merrni jetën!

Boll me me vizita nëpër shtepite e njeri tjetrit ku ti apo ai, jeni te infektuar! Mos shkoni, infektoheni dhe infektoni te tjere njerez! Boll me me vizita ngushellimi neper shtepite e njeri tjetrit kur jeni te infektuar apo ku ka te infektuar! Mos shkoni, rrezikoni te shtoni dhimbjen duke infektuar e vrare te tjere njerez te aferm.

Nderkohe nga neser; Shkollat ne Cerme te Siperme, Cerme Sektor, Mize, Kemishtaj kalojne ne mesim online per dy jave rresht! Policia do ushtroj kontroll ne cdo lokal per te garantuar rregullat e distances fizike e ku rregullat shkelen lokali do mbyllet; Të zotët e lokalit janë të detyruar të garantojnë rregullat!”, shkruan Braçe.

Të fundit