Flash News

Ditari i Maxhorancës

Kjo është shkresa e SPAK dorëzuar Kuvendit për Ahmetajn

Kjo është shkresa e SPAK dorëzuar Kuvendit për Ahmetajn

Paraditen e sotme Prokuroria e Posaçme ka dorëzuar në Kuvend një shkresë ku kërkon arrestimin e ish ministritArben Ahmetaj dhe ushtrimin e kontrollit personal të banesës së tij.

Politiko.al ka siguruar shkresën e cila i është drejtuar kryeparlamentares, Lindita Nikollës dhe është firmosur nga kreu i SPAK, Altin Dumani.

Në dosjen voluminoze dorëzuar mëngjesin e kësaj të hëne në kryesinë e Kuvendit, prokurorët e Posaçëm kanë ngritur tre akuza ndaj ish-ministrit Ahmetaj.

Kujtojmë që hetimet ndaj Ahmetajt nisën që nga inceneratori i Elbasanit

Më konkretisht SPAK akuzon ish ministrin Ahmetaj, për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Për shkak se çështja është në hetim, SPAK ka kërkuar që mbledhja të bëhet me dyer të mbyllura.

Të fundit