Flash News

Ditari i Maxhorancës

Klosi: 2020-a ishte një ‘uauu’ për turizmin shqiptar, serbët e boshnjakët gjetën parajsën

Klosi: 2020-a ishte një ‘uauu’ për turizmin shqiptar,

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi deklaron se turizmi ishte biznesi i vetëm që funksionoi në mënyrë të plotë gjatë verës që lamë pas.

I ftuar në emisionin “Real Story”, Klosi thotë se hotelet u mbushën këtë sezon, jo vetëm nga turizmi i brendshëm, por pati edhe një numër të madh turistësh serbë, boshnjakë, maqedonas, që sipas tij gjetën parajsën në Shqipëri.

Turizmi ishte biznesi i vetëm që funksionoi në mënyrë të plotë gjatë verës dhe ja dolëm.

Atë treg që fituam me maqedonasit, serbët, boshnjakët, të cilët në fillim erdhën në vizita individuale dhe pastaj në grup, pasi gjetën parajsën, do e mbajmë, madje do jemi edhe për grekët, se këtë vit ishte i mbyllur.

Nuk është te lirësia, por te vlera, që në Shqipëri paraja ka akoma vlerë, ka destinacion të preferuar rëre, që është i vështirë të gjendet kudo në rajon.

Nuk e ka këtë rërë Kroacia, Greqia, etj. Ata e pëlqejnë shumë rërën shqiptare. Më 10 qershor ne patëm charterin e parë turistik në Evropë, pra i pari charter u ul në Shqipëri.

12 chartera nga Bjellorusia dhe Ukraina, por edhe Polonia, erdhën në Shqipëri këtë verë. Besoj se 2021 përsëri do të rikthehet në një vit të jashtëzakonshëm për turizmin shqiptar. Unë kisha informacion që viti 2020 do të ishte një vit ‘uauu’ për Shqipërinë. Dhe kam bindjen se edhe 2021 do të jetë vit i jashtëzakonshëm, nëse maksimumi deri në prill hapet loja e prenotimeve dhe rezervimeve”, tha Klosi ndër të tjera.  

Ministri thotë se në vendin tonë kanë hyrë mbi 2 milionë e gjysmë turistë, ose rreth 50% më shumë se një vit më parë.

 

 

 

Të fundit