Flash News

Ditari i Maxhorancës

Koalicioni Berisha-LSI, Klosi: Më mirë për PS nëse do ishte edhe PD zyrtare brenda

Koalicioni Berisha-LSI, Klosi: Më mirë për PS nëse do ishte

Sekretari organizativ i PS-së, Blendi Klosi, ja folur për situatën e opozitës në prag të zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 marsit.

Për studion e “Breaking” në Top Channel, Klosi u shpreh se maxhoranca nuk do të donte një opozitë të përçarë, duke theksuar se vetë fjalimet e deklaratat që përdorin nuk japin arsyet se pse hyjnë në zgjedhje për të fituar.

“Neve nuk na intereson që të jetë kjo opozitë. Duhet të jetë një opozitë që bën opozitën. Njerëzit duan një forcë që u jep besim që do vijnë në pushtet. Unë i kam ndjekur në daljet televizive të tyre dhe askush nuk jep arsye pse do fitoj, por japin arsye se pse do humb PS. I gjithë diskursi i tyre përgatitet për humbje. Është për tu habitur sepse këto janë zgjedhje lokale dhe askush nuk dëgjon se çfarë thotë qendra”, tha Klosi.

Klosi foli edhe për koalicionin “Shtëpia e Bardhë” me të cilin do të hyjnë në zgjedhje LSI dhe Berisha me Komisionin e Rithemelimit. Klosi tha se do të duhej të ishte edhe pjesa tjetër e opozitës në mënyrë që gara të ishte me të tërën.

“Do më habiste e kundërta, sepse ky koalicion është prej dekadash tashmë. Nuk e kuptoj pse nuk është dhe PD zyrtare brenda, sepse për ne do të ishte shumë  mirë t’i kishim të gjitha bashkë. Gara jonë nuk është me copat e opozitës por është me të gjithë së bashku. Ne e kemi ballafaqimin me hallet e qytetarëve”, shtoi Klosi.

Të fundit