Flash News

Ditari i Maxhorancës

Kodheli: Jam e 21-ta në listë, por do ta thyej pragun, do të jem në Kuvend

Kodheli: Jam e 21-ta në listë, por do ta thyej pragun, do të jem

Në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, deputetja e PS-së dhe ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli u shpreh se do të donte të vazhdonte që të ishte në krye të qarkut të Kukësit, por shtoi se është e kënaqur që do të shërbejë në Tiranë.

Kodheli: Unë do të doja të vazhdoja që të isha në krye të qarkut të Kukësit, sepse jam ndjerë shumë mirë atje. Është një qark me burra dhe gra bujarë, por fati e solli që me një vendim politik të kryesisë të spostohesha që të shërbeja në tiranë.

Pas shumë shëtitjeve që kisha bërë në Shqipëri, më takonte që të vija në Tiranë, sepse familja ime ka 106 vite që jeton në Tiranë. Unë vetë i kam shërbyer këtij qyteti në disa pozicione të rëndësishme. Unë jam e 21-ta në listë, por do ta thyej pragun dhe do të kaloj shumë ata para meje e do të jem në Kuvend.

 

Të fundit