Flash News

Ditari i Maxhorancës

Kodi i heshtjes në PS/ Ende asnjë reagim për arrestimin e Kajmakut, ç’deklaronte Rama kur denonconte PD: Gimi është si unë

Kodi i heshtjes në PS/ Ende asnjë reagim për arrestimin e

Ish-kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku u arrestua në Itali, pasi u kap me një sasi kokainë me vlerë rreth 1 mln euro.

Kajmaku u zgjodh në krye të Bashkisë Vorë në zgjedhjet e 30 qershorit 2019. Për arrestimin e tij në Itali nuk ka aradhur ende asnjë koment nga PS apo kryeministri Edi Rama, që kur PD e denoncoi tre vite më parë, ai i doli mburojë.

Gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, Rama tha në Vorë: “Gimi nuk është doktor shkencash, Gimi është si puna ime. Gimi është kokëfortë, e për kokëfortë jemi një grup i mirë këtu ne”.

Ai u denoncua nga PD se kishte fshehur dënimin në Greqi për falsifikim parash. Referuar pretendimeve që ngriti PD, Rama deklaronte asokohe se: “Si është e mundur që një burrë që nuk ka paguar një gjobë në jetën e vet dhe për të cilin nuk verifikohet asgjë, fare zero, ju e fusni dhe i bëni tre. Dhe dalin pozojnë atje krimi, krimi, droga, droga, kajmaku, kosi, gjiza, gjalpi. Ça janë këto mër ça janë këto. Ku ndodh kjo, nuk s’kam parë…”.

Ndërsa më pas, kur Prokuroria e Tiranës provoi akuzën dhe KQZ i hoqi mandatin, Rama mbajti qëndrimin e njëjtë, sa herë që një socialist i dalin probleme me drejtësinë.

“PS s’bëhet strehë e askujt që merr përsipër të shkelë ligjin e besimin tonë”, deklaroi Rama asokohe.

Të fundit