Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Koha për solidaritet", Manastirliu apel qytetarëve: Bëjeni maskën zakon të përditshëm! Me kujdes, e mundim COVID-in

"Koha për solidaritet", Manastirliu apel qytetarëve përmes një video-mesazhi një ditë para kthimit të maskës në detyrim

"Koha për solidaritet", Manastirliu apel qytetarëve:

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka reaguar duke dhënë disa këshilla një ditë para se të hyjë në fuqi vendimi i qeverisë për mbajtjen me detyrim të maskës në ambiente të hapura apo të mbyllura.

Përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale, Manastirliu shkruan se “maska duhet kthyer në një zakon të përditshëm, pasi ajo pengon përhapjen e COVID-19, duke ruajtur shëndetin e njerëzve.

“Koha për solidaritet”, vijon më tej Manastirliu.

Reagimi i plotë i Manastirliut:

????#COVID19
Bëjeni maskën zakon të përditshëm për të mos i dhënë mundësi virusit të rrezikshëm të përhapet e të bëjë dëm në shëndetin tuaj dhe të njerëzve që keni për zemër. Është koha për solidaritet, për të mbrojtur më të dobtit.
???? Mos e harroni maskën kur dilni nga shtëpia!
Me kujdes çdo ditë, e mundim koronavirusin!
#BASHKË

Të fundit