Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Kolegia e Lleshajt' të përgjigjet të paktën 50% të realitetit!', Gjonaj interpelancë me Maliqin: Vitin tjetër mbyllet burgu i Zaharisë!

Gjonaj: 110 të dënuar në regjim të mbikëqyrjes së veçantë

"Kolegia e Lleshajt' të përgjigjet të paktën 50%

Deputeti i opozitës së re, Lefter Maliqi, është përplasur me Ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, gjatë interpelancës së thirrur për situatën në burgje. Teksa e quan "kolegia e Lleshajt", Maliqi i kërkon ministres transparencë referuar situatës në burgje, e cila sipas tij është tepër e rëndë.

“Korrupsioni, tenderat korruptive, protesta dhe greva e të burgosurve. Jeni të keq përdorur nga kryeministri, të përgjigjesh të paktën 50% të realitetit. Besoj që të jesh transparente", tha Maliqi.

Në kundërpërgjigje të deklaratës së Maliqit, Gjonaj ka zgjedhur të flas me gjuhën e shifrave. Sipas ministres, “në tre vjet janë kryer 937 kallëzime penale, 295 prej të cilave ndaj punonjësve të burgjeve për futjen e sendeve të palejuara në burg”.

"Për tre vjet 937 kallëzime penale, 295 punonjës të burgjeve për futjen e sendeve të palejuara në burg. Kjo ka ndodhur sepse ligji është aty për gjithë. Për herë të parë u aplikua një regjim i mbikëqyrjes së veçantë. 110 të dënuar që kanë thyer rëndë që kanë thyer sigurinë dhe rendin në Burgje. Punësimet e të punonjësve sipas preferencave partiake dhe pa praktikë nuk është më.

Pagat e punonjësve në burgje janë rritur me 11%. Stafi u pajis sot me uniformë ku u plotësuan në masën 80%. Sot falë ligjeve të reja punonjësit kanë një trajtim më të mirë, me grada dhe trajtim profesional.

Drejtoria e Burgjeve ka arritur të fitojë 60% të proceseve gjyqësore, kemi ulur mbipopullimin në Burgje me 21%. Menazhuam situatën e termetit në Burgje, dhe tani prej 8 muaj që po menaxhojmë pandeminë dhe numrat kanë qenë në nivele shumë të ulëta. Por për këtë kufizuam takimet me familjare, që i kemi zëvendësuar për herë të parë me Skype.

Ka ende shumë për të bërë, por siç është rasti i Zaharisë në Krujë. po marrim masat që të mbyllim Zaharinë në Krujë pas 30 vjetësh. Shqetësim ka qenë dhe greva në burgun e Peqinit, që filloi nga 41-bis. Përvec një hetimi që po kryhet nga një procedim në prokurori për të hetuar me kërkesën time këtë gjë", tha Gjonaj.

Të fundit