Flash News

Ditari i Maxhorancës

Komisioni Hetimor i 25 Prillit, Balla kritika opozitës: Rregullorja e Kuvendit nuk është statut partie

Komisioni Hetimor i 25 Prillit, Balla kritika opozitës: Rregullorja e

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka komentuar ngërçin e krijuar në Komisionin Hetimor për zgjedhjet e 25 Prillit, e cila u pasua edhe me braktisjen e sallës së mbledhjes nga anëtarët e PS-së.

Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, Balla deklaroi se fillimisht nëse opozita do që komisioni hetimor i 25 Prillit të funsionojë, duhet të kutpojë se rregullorja e Kuvendit nuk mund të ndryshojë si një statut partie.

"Në fund të fundit kemi edhe ne një propozim. Ka qenë një rekomandim nga partnerët që monitorojnë zbatimin e Reformës në Drejtësi të cilët ia kanë drejtuar kryeparlamentares. Nëse propozimi jonë është teknik, i juaji kërkon më shumë kohë. E përshëndes opozitën që u rikthye ne jetën parlamentare. Për fat të keq njëri nga komisionet e ngritura ka hyrë në ngërç. Nëse doni që të funksionojë komisioni hetimor, duhet të kuptoni që rregullorja e Kuvendit nuk është statut partie që mund të ndryshohet. Nuk mund të votosh në mbledhjen e një komisioni hetimore parlamentar, nga neni 1 në 16, pa votuar nenin 2," u shpreh Balla.

Të fundit