Flash News

Ditari i Maxhorancës

Komisioni Hetimor mbyll hetimin ndaj Metës, Hyseni: Kemi provat me CD, pamjet filmike dhe përgjigjet e institucioneve

Komisioni Hetimor mbyll hetimin ndaj Metës, Hyseni: Kemi provat me CD,
Alket Hyseni

Komisioni Hetimor ka mbyllur sot hetimin ndaj Presidentit Ilir Meta. Kryetari Alket Hyseni ka paraqitur provat që ka grumbulluar në funksion të hetimit. Provat që Komisioni Hetimor ka mbledhur kundër Kreut të Shtetit janë deklarata të Metës, postime, intervista etj.

Komisioni do të mblidhet sërish nesër dhe më pas do zhvillojë nëj tjetër takim për raportin paraprak. Kjo strukturë  engritur nga Kuvendi ka një muaj kohë për të hetuar mbi veprimtarinë e Presidentit Meta.

Këtë të fundit, socialistët e akuzojnë për shkelje të Kushtetutës, tejkalim të kompetencave, mbështetje të opozitës dhe për nxitje dhune. Nga ana tjetër Meta e konsideron komisionin dhe Kuvendin ilegjitim, duke theksuar se nuk do të njohë asnjë vendim të tyre.

“Për ne e rëndësishme është thellësia e hetimit. Do të hedh për votim për propozimin për të mbyllur procedurën, hetimin. Dakord të gjithë? Po. Administrimi i provave, do ua lexoj provat dhe do shprehemi. Kemi provat me CD, pamjet filmike, përgjigjet e institucioneve dhe takimet e Presidentit Meta. Kush është dakord për administrimin e këtyre provave? Ok. Jemi në rregull, miratohet.

Këtë mbledhje e konsideroj të mbyllur, ju falenderoj të gjithëve për diskutimet e sotme, për seriozitetin tuaj. Kjo do të thotë që secili nga anëtarët kanë një volum dokumentesh për të vlerësuar. Secili ka të drejtë të shprehë mendimin e tij. Kemi dhe një tjetër mbledhje nesër. Pastaj kemi një mbledhje për raportin paraprak. Pastaj brenda afatit të vendosur ne duhet të përmbyllim raportin përfundimtar. Jemi dakort të gjithë. Këtë mbledhje e konsideroj të mbyllur. Mirë u takofshim nesër,” deklaroi Hyseni.

 

Të fundit