Flash News

Ditari i Maxhorancës

Komisioni hetimor ndaj Bashës, Pandeli Majko: Jemi përpara zgjedhjeve, është e natyrshme

Komisioni hetimor ndaj Bashës, Pandeli Majko: Jemi përpara zgjedhjeve,
Pandeli Majko

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, ka komentuar së fundmi ngritje e Komisionit hetimor për rolin e Lulzim Bashës në kohën që ka qenë pjesë e UNMIK-ut, teksa është shprehur se është një retorikë pasi ndodhemi përpara zgjedhjeve.

Majko theksoi se ajo që mund të diskutohet është kush ka qenë pozicioni real i politikanëve në Tiranë dhe Prishtinë.

“Një pjesë e këtyre temave janë diskutuar edhe më parë, por ne në Shqipëri kemi deklaruar datën e zgjedhjeve, na ndajnë rreth 100 ditë dhe retorikat e përplasjeve janë të natyrshme.

Ajo që mund të diskutohet është kush ka qenë pozicioni real i politikanëve në Tiranë dhe Prishtinë sepse ka pasur një histori edhe me dorashka, por koha do ta tregojë të vërtetën.

“Kjo histori do të jetë deri në 25 prill. Pas 25 prillit do të ju duket çudi sa gjëra do të ndryshojnë. Debati i politikanëve shqiptarë është për të mbledhur secili votat e veta dhe pas 25 prillit është një histori e re” tha ai për AbcNews.

Të fundit