Flash News

Ditari i Maxhorancës

Komisioni për Ekonominë dhe Financat, Shalsi ‘thyhen’ vendimin, lejon opozitën të marrë fjalën në sallë

Komisioni për Ekonominë dhe Financat, Shalsi ‘thyhen’

Ka nisur mbledhja në Komisionin për Ekonominë dhe Financat, ku maxhoranca vijon të marrë pjesë online ndërsa opozita fizikisht në sallë.

Kreu i Komisionit Eduard Shalsi është bërë i pari që ka thyer vendimin e Konferencës së kryetarëve duke lejuar opozitën të marrë fjalën në sallë. Shalsi ka kërkuar që opozita në rast se kërkon të drejtën e fjalës ose do të logohet online ose të shkojë në sallë për të folur.

EDUARD SHALSI: Kam vetëm një kërkesë të lutem, mund të kundërshtojmë njër-tjetrin, kjo nuk na shqetëson, port ë jeni të papëlqyeshëm duke ndërprerë, ja dhashë z/Agalliu fjalën. Se çfarë them unë, dhe atë mund ta gjykoni më vonë. Do ju kërkoja të respektojmë ekipet. Po ju them që një nga debatet më të rëndësishëm që duhet të bëjmë dhe në parlament është ajo që po bën bota, mbledhje online, komisionet, jo vetëm për sa kohë është pandemia, por dhe pas saj. Ju solla shembuj universitetesh, por dhe shembuj të tjerë, për mënyrën si do të operohet pas covid. Kam një kërkesë nga disa kolegë deputetë, s’dua të përmend vetëm mazhorancën, dhe opozita, e kanë patur shumë të sikletshme të jenë në terren, dhe për disa mbledhje të domosdoshme kanë qenë fizikisht, për disa të tjera donin online. Do vendosim cilat janë mbledhjet që mund të bëhen me prani fizike, z/Agalliu e përmendi, duhet me detyrim vaksinimi. Ndërkohë që po ndjekim me shumë kujdes shifrat. Shihni çfarë po ndodh në rajon, në Europë, në vendet fqinje. Duhet të jemi shumë të vëmendshëm dhe të kujdesshëm që beteja politike mos na errësojë. Nëse do të logoheni mirë, nëse s’do të logoheni do të duhet të vini këtu.

EDMOND SPAHO: Kjo që po bëni, është një nga marrëzitë më të mëdha. Ndërkohë që hapen shkollat, ndiqen nga nxënësit, gjimnazet, universitetet Mbledhjet e qeverisë bëhen me prani fizike, Kuvendi bën seancë plenare me 140 deputetë, ju insistoni që të zhvilloni komisionet online. Kjo tregon vetëm frikë nga debate. S’ka pse të keni frikë nga debate, demokracia pa debat është e mbaruar. Ato që po thoni për pandeminë i përkasin të shkuarës, bota po i rikthehet normalitetit. Nëse ka kusure sistemi shëndetësor për të përballuar pandeminë kjo nuk është çështje e komisioneve. Komisionet duhet të zhvillohen fizikisht që shqiptarët të mësojë alternativat.

 

Të fundit