Flash News

Ditari i Maxhorancës

Komisioni për Refomën Zgjedhore, Balla: 95% e punës është bërë; mbështet kërkesën e prokurorëve të SPAK-ut

Komisioni për Refomën Zgjedhore, Balla: 95% e punës

Kreu i grupit parlamentar në PD, Taulant Balla u shpreh puna për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore është thuajse e përfunduar. PS do të garantojë barazi mes anëtarëve pozitë-opozitë në komision, shtoi Balla në një prononcim për gazetarët.

"95% e punës është bërë. Jemi duke saktësuar një element të fundit që ka të bëjë me objektin e punës së Komisionit. Besoj se këtë çështje do ta zgjidhim, në mos këtë të enjte në seancat pasardhëse të Kuvendit. Kemi shprehur vullnetin e plotë për ngritjen e komisionit. Ajo që PS garanton është që brenda komisionit ka barazi mes anëtarëve dhe të drejtë vetoje mes dy partive të mëdha", tha Balla.

Sa i përket ndryshimeve kushtetuese dhe kërkesës së prokurorëve të SPAK-ut për heqjen e kufizimit të mandatit, Balla e mbështeti si nismë, pornuk u zgjat në koment me arsyetimin se nuk ka marrë ende formë zyrtare.

"Të mos harrojmë që bëhet fjalë për ndryshime kushtetuese që ka një procedurë të veçantë. Nga eksperienca prej shumë vitesh si ligjvënës mendoj që është një çështje që meriton të vlerësohet dhe pse jo të mos mbështetet, por nuk dua të hyj në diskutim për këtë çështje, sepse nuk ka një nismë, nuk ka një procedurë parlamentare", shtoi ai. 

Të fundit