Flash News

Ditari i Maxhorancës

Komisioni për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, Rama: Nuk të jep fitoren në tavolinë!

Komisioni për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, Rama: Nuk të

Kryeministri Edi Rama foli në një intervistë për 'Zërin e Amerikës' lidhur me ngritjen e dy komisioneve të propozuara nga Partia Demokratike , për Reformën Territoriale si dhe Reformës Zgjedhore. Rama tha se asnjëra prej tyre nuk të japin fitore në zgjedhje. 

'Për mua duhet të ketë më pak njësi vendore. Do të diskutohen në komision, nga ana jonë do të vlejë për të ballafaquar argumentet dhe për të nxjerrë konkluzion që i shërbejnë vendin. Unë jam gjithmonë me mendje të hapur.

Ne mund të bëjmë ndryshim për Reformën Zgjedhore, por nuk të jep fitoren në tavolinë. Zgjedhjet fitohen në popull duke marrë votat e shqiptarëve. Kjo nuk do të zgjidhte problemin e tyre, që pas çdo humbje zgjedhjesh do të ngrejë një komision.'- tha Rama.

 

Të fundit