Flash News

Ditari i Maxhorancës

Konferenca e fundit për 2021, Rama për krizën energjetike: S'ka rritje çmimesh, do mbrojmë konsumatorin

Konferenca e fundit për 2021, Rama për krizën energjetike:

Kryeministri Edi Rama po zhvillon konferencën e fundit me gazetarët për këtë vit. Rama u përqendrua te kriza energjetike që tashmë ka përfshirë të gjithë botën.

Kryeministri deklaroi se nuk do të ketë rritje çmimesh duke shtuar se qeveria do t’i shërbejë me një paketë lehtësuese duke u bërë një ‘mburojë’ mbrojtëse për konsumatorin.

“Nga ta nis, mbase është e udhës që të niset nga një fakt botërisht i njohur, i një krize energjetike globale, që po sfidon të gjitha shtetet dhe i një dallge të tërbuar të çmimeve që së fundmi kanë arritur 450 euro për megavat. Ndërkohë që në të njëjtën periudhë të viteve të mëparshme, kemi lëvizur në një mesatare prej 100 eurosh për megavat, nga 85, 92 deri në 120. Por 450 euro megavat është çmim marramendës. Po të kemi parasysh totalin vjetër kemi lëvizur në një total 50 euro për megavat. Këtë krizë e kam paralajmëruar disa kohë më parë edhe paralajmërimi i komentua si një alarm fals. Nuk duket se ka fund të qartë. Është folur për qershorin, por askush sot nuk mund ta konfirmojë këtë fakt, apo këtë hipotezë. Kompleksiteti i krizës shkon nga gjeopolitika, tek efektet e ndryshimeve klimaterike. Ne ndërkohë që vendet rreth e rrotull kanë rritur çmimet për konsumatorin, pasi janë duke rritur çmimet, ne i kemi qëndruar një ideje fikse se do t’i bëhemi mburojë konsumatorëve familjarë dhe biznesit të vogël. Tani që flasim po zhvillohet një dëgjesë e ministres së Infrastrukturës me disa përfaqësues të kompanive që janë të lidhur ame tensionin e mesëm që liberalizimi i tregut do të thotë rritje eksponenciale të çmimit. Jemi duke përgatitur për ta një skemë lehtësuese. Pse po ja dalim të qëndrojmë në këto parametra pasi e kemi adresuar krizën me një reformim të skemës së furnizmit. jemi besimplotë, se deri në qershor, ndërkohë që parashikojmë edhe një efekt lehtësues, rreth muajve mars-prill.  Do të vazhdojmë që t'i mbrojmë konsumatorët familjarë”, deklaroi Rama.

Të fundit