Flash News

Ditari i Maxhorancës

Konferenca e Kryetarëve, Çuçi: Të hapur të diskutojmë për komisionet hetimore

Konferenca e Kryetarëve, Çuçi: Të hapur të

Kreu i Grupit Parlamentar të PS Blendi Çuçi duke folur për mediat  pas përfundimit të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, tha se opozita u ul në Konferencën e Kryetarëve është një lajm i mirë.

Në Konferencën e Kryetarëve është rënë dakort që Opozita do të ushtrojë të drejtën për ngritjen e Komisioneve Hetimore, duke filluar në këtë sesion parlamentar me ngritjen e dy Komisioneve Hetimore që u rrëzuan më 12 Tetor 2023.

 “Është lajm pozitiv që më në fund opozita u ul në Konferencën e Kryetarëve. Sot u duk sikur rivendosëm dialogun dhe bashkëbisedimin aty ku e lamë në tetor 2023. Sot vendosëm në Konferencën e Kryetarëve, që të rregullohen objektet për dy komisionet hetimore, që ata i propozuan vetë se cilët janë.

Ishte frymë e mirë për vazhdimin e një jetë normale parlamentare në vend. Unë besoj se ata janë të bindur se aksioni i tyre nuk i çon askund. Nuk ka asgjë për Reformën Zgjedhore. Zgjedhorja ka një Komision që funksionon. Komisioni Bipartizan po punon për të vendosur më të mirën për Reformën Zgjedhore”, deklaroi Çuçi.

Të fundit