Flash News

Ditari i Maxhorancës

Konfirmon Rama: Anulohet mbledhja Shqipëri-Kosovë

Konfirmon Rama: Anulohet mbledhja Shqipëri-Kosovë

Anulohet mbledhja e dy qeverive, e asaj të Kosovës dhe Shqipërisë, e planifikuar për t’u mbajtur nesër në Gjakovë.

Lajmi ëhstë konfirmuar nga Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp.

Rama tha se ka kërkuar një takim më të ngushtë me kryeministrin Albin Kurti për shkak të agravimit të Kosovës me ndërkombëtarët.

Në kushtet e agravimit me orë të marrëdhënieve të Kosovës me krejt bashkësinë euroatlantike ky takim nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar. Ky takim nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar. Dhe pasi kam folur pasdite me shefin e diplomacisë evropiane, Borrell i kam kërkuar Albinit për tu takuar nesër në Gjakovë në një format më të ngushtë për të diskutuar për këtë situatë që po çan në mënyrë dramatike Kosovën me bashkësinë euroatlantike.

Për fat të keq edhe me shumë keqardhje më duhet të thrm se nuk kemi pasur dakordësi me Kurtin për një ndryshim të formatit dhe ka kërkuar që mbledhja të bëhet normalisht dhe pastaj veç të diskutojmë për këtë por kjo nuk është e mundur sepse nuk është një moment për të krijuar një pasqytë të rreme të asaj që ndodh me realitetin e Kosovës sot.”, tha Rama.

Të fundit