Flash News

Ditari i Maxhorancës

Konsultimet për Presidentin, Balla: Konferenca e parë e kryetarëve do të shtyhet si propozim i Mediut dhe Dodës

Konsultimet për Presidentin, Balla: Konferenca e parë e

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka zbardhur detajet e para nga takimi me dy krerët e grupeve parlamentare të opozitës, Fatmir Mediu dhe Mesila Doda lidhur me konsultimet për presidentin e ri.

Sipas Ballës në një prononcim për mediat pas takimit, Doda dhe Mediu propozuan që  shtyrjen e konferencës së kryetarëve që ishte planifikuar të mbahej në datën 29 prill, kërkesë kjo e pranuar nga mazhoranca.

 “Siç jeni vënë në dijeni, kalendari i takimeve në funksion të procesit të zgjedhjes së presidentit përfshiu sot një takim me shoqërinë civile, ku diskutuam lidhur me kalendarin e procesit dhe morëm disa propozime me shumë vlerë që lidhen me figurën e presidentit për të ndërtuar edhe kriteret.

Sot patëm kontakte me dy prej tre grupeve parlamentare të opozitës. Me zotin Mediu, dhe më parë edhe me zonjën Meisla Doda ku morëm prej tyre kërkesë paraprake për thirrjen e konferencës së kryetareve , kërkesa ishte prej të dyve por për të marrë pak më shumë kohë duke riskeduluar me një jave shtesë, kërkesa e tyre ishte që konferenca e parë e kryetarëve të mos jetë 29 prilli, por 4 ose 6 maj, e brenda cdo 7 ditësh të bëhen raundet tjera.

Propozimi i grupeve të opozitës për tu tërhequr nga propozimi ynë i parë dhe nesër do ti drejtohem me shkresë Nikollës për të ndryshuar këto afate.

Ajo që kam vërejtur nga takimi me Mediun është do arrijmë të identifikojmë binarët kryesorë të ecjes më tej të shinave të këtij procesi. Jam shumë optimist se niveli i dialogut konstruktiv në kuvend është i qëndrueshëm sa ti japë vendit president me cilësi konsensuale”, tha Balla.

 

Të fundit