Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Kontroll çdo 45 ditë”, Rama paralajmëron ashpërsim të konfiskimeve, justifikon kullat në Tiranë

“Kontroll çdo 45 ditë”, Rama paralajmëron

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot nga Zell Herri ashpërsim të operacionit për konfiskimin e shtesave dhe ndërtimeve pa leje në të gjithë Shqipërinë.

Rama deklaroi se do të ketë kontrolle të detyruara në të gjithë vendin çdo 45 ditë në mënyrë që të shmangen ndërtimet pa leje. Ndonëse Tirana renditet si qyteti me më shumë ndërtime, shtesa pa leje dhe kulla të larta, Rama e mohon diçka të tillë dhe me superlativa e cilëson si qytetin me më pak probleme lidhur me ndërtimet pa leje.

"Ne do ta shtrëngojmë ligjin, do vendosim kontrolle të detyruara çdo 45 ditë në mënyrë që katet mos hidhen dhe pastaj kur shikohen është vonë. Më e rëndësishmja nga të gjitha është që ky është një operacion i cili do të shtrihet në gjithë Shqipërinë. Tirana ka problematikën më të vogël në këtë drejtim. Ka vende të tjera që kanë problematika më të mëdha. Nëse ne duam ta çojmë në zero rritjen e volumeve të ndërtimeve pa leje në Tiranë, mund të duket paradoks por e kemi më të lehtë sepse sasi në raport me gjithë pjesën e ndërtuar ligjërisht është e vogël. Kur e nisëm ishte marramendëse. Ka zona të tjera, sidomos në bregdet ku ka goxha punë për të bërë. Ajo që keni parë është vetëm fillimi i një procesi. Populli do marrë pjesën e vet. Është pjesa që i takon si taksa pagues. Është detyra e policisë së shtetit. Ajo që është fatkeqësi, është që janë persona të implikuar dhe me bekim të shefave të komisariateve. Nuk ka asnjë mundësi tjetër në botë", tha Rama. 

Të fundit