Flash News

Ditari i Maxhorancës

Kontrolli i BKH në vilat e Ahmetajt, dokumentet që u administruan

Kontrolli i BKH në vilat e Ahmetajt, dokumentet që u administruan

Byroja Kombëtare e Hetimit kreu një kontroll në banesën e ish-bashkëshortes dhe partneres aktuale të ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj.

Kontrolli i parë është ushtruar në një vilë në Hamallaj, që i përket partneres aktuale të Ahmetajt, ku janë sekuestruar disa dokumente dhe një shumë parash prej 30 mijë euro.  

Në shtëpinë e ish-bashkëshortes së Ahmetajt, rezulton të mos jetë gjetur ndonjë shumë parash, por janë sekuestruar disa dokumente që vlerësohen të rëndësishme për hetimet.

Dokumentet të cilat u administruan:

I- Kopje e Projektit teknik për Vilën ne periferi te Tiranes.

2- Kopje Projekt Konceptit, për objektin “Vila 22” në ngarkim të shtetases E.H si dhe planvendosja e objektit.

3- Kopje e Projektit teknik për Apartamentin, Interior Design, porositur nga shtetasja E.H.

4- Kopje e Projekt Idesë për nje vilë.

5- Kopje e dokumentacionit të ndodhur në folderin me emër 1097 AP, mbi projektimin koncept ide të banesës ekzistuese të shtetases A. M. Ky objekt ndodhet në zonën e Bllokut, Tiranë.

6- Foto që tregojnë se kur janë punuar projektet: vila dhe apartamenti.

7- Ofertë lëshuar nga B…sh.p.k., me blerës klientin A. M.

8- Plani i organizimit personal për apartamentin në pronësi të A.M.

Këqyrja filloi në orën 14:40 dhe përfundoi në orën 15:20.

Të fundit