Flash News

Ditari i Maxhorancës

Korridori i 8, Balluku: Dy vende të BE-së kërkojnë të na bashkohen

Korridori i 8, Balluku: Dy vende të BE-së kërkojnë të

Zv.kryeministrja Belinda Balluku tha nga mbledhja ndërqeveritare Shqipëri-RMV në Shkup, se dy vende të Bashkimit Evropian kanë shprehur dëshirën për t’iu bashkuar Korridorit të 8-të.

Italia dhe Bullgaria, sipas Ballukut, kanë shprehur dëshirën të bahskohen dhe të mbështesin Maqedoninë e Veriut më Shqipërinë në projekt. Balluku tha se mbëhstetja e Italisë dhe Bullgarisë mund të ndihmojë që vendet të kenë mundësi të aplikojnë në thirrjet e ndryshme të financimeve të BE.

“Korridori 8 është një projektet më të rëndësishëm dhe vitale për dy vendet tona, por jo vetëm, edhe për 2 vende të tjera të BE që kanë shprehur dëshirën që të na bashkohen për të na mbështetur në këtë projekt, që është Bullgaria dhe së fundmi Italia. Duke pasur parasysh që janë dy vende anëtare do të na ndihmonte shumë zëri i tyre, pasi i gjithë problemi që ne kemi sot, është që Korridori 8 pavarësisht se është një nga korridoret më të rëndësishëm jo vetëm për shkak të ndërlidhjes së transportit hekurudhor dhe atij rrugor, por edhe për shkak çështjeve të sigurisë që sot ngrihen, pasi do të lidhte Mesdheun me Detin e zi, ne besojmë që zëri i tyre mund të na ndihmojë që Korridori i 8 të inkludohet në core netëork të BE, duke na dhënë kështu mundësin që të fillojmë dhe të aplikojmë në thirrjet e ndryshme sa i përket financimeve”, tha Balluku.

 

Të fundit