Flash News

Ditari i Maxhorancës

Krahasoi Ramën me Skënderbeun, Spiropali: Ka qenë e qëllimshme, si çdo gjë që thuhet në politikë

Krahasoi Ramën me Skënderbeun, Spiropali: Ka qenë e
Foto ilustruese

E ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, Elisa Spiropali, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin u shpreh se krahasimi që ka bërë mes Ramës dhe Skënderbeut ka qenë e qëllimshme.

Spiropali: Unë e di që ju pëlqen Skënderbeu, por kjo është një rrjetë e thurur mirë, që ata të ngecin brenda dhe të mos dinë më të dalin. Sigurisht që ka qenë e qëllimshme, si çdo gjë tjetër që thuhet në politikë.

Të vetmit që kanë mbetur në një kazan mendor dhe psikologjik janë ata, sepse nuk kanë arritur të ngrihen nga ky kazan dhe të ngrihen në lartësinë e opozitës dhe të opsionit për Shqipërinë. Në 4 vite opozitë kanë funksionuar si çetë.

Të fundit