Flash News

Ditari i Maxhorancës

Kreu i grupit parlamentar, emrat e përfolur për të zëvendësuar Ballën

Kreu i grupit parlamentar, emrat e përfolur për të

Taulant Balla u propozua nga kryeministri Rama në postin e ministrit të Brendshëm, pas shkarkimit të Bledi Çuçit. Përpos rokadës në Ministrinë e Brendshme, mbetet vakant edhe posti i kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, i cili mbahej nga Balla.

Kryesia e PS-së është mbledhur sot në selinë rozë, kur pritet të diskutohen edhe emrat për kryetarin e Grupit Parlamentar të PS-së.

Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu ka thënë se emrat e mundshëm që pritet të zëvendësojnë Ballën deri tani janë Ermonela Felaj dhe Tonin Gogu.

Shkarkimi i Bledi Çuçit erdhi pas ngjarjes së rëndë në Borizanë ku anëtarë të fisit Rraja dhunuan brutalisht Bilbil dhe Jashar Majën pas një konflikti për një gurore.

Të fundit