Flash News

Ditari i Maxhorancës

Kriza e Covid-19, Xhaçka në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme të BE: Ballkani Perëndimor nuk mund të trajtohet veçmas

Kriza e Covid-19, Xhaçka në Këshillin e Çështjeve                                                                                

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ishte sot e pranishme në një mbledhje jozyrtare që u zhvillua në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme të BE, ku në fokus të diskutimeve ishte kriza e krijuar si pasojë e pandemisë dhe planet për ringritjen.

Përmes një postimi në Twitter, Xhaçka shprehet se pandemia vuri në dukje se përpjekjet për të zgjidhur vetëm problemet komplekse, janë të gabuara. Ajo shtoi se Ballkani Perëndimor nuk mund të lihet veçmas nga BE në trajtimin e këtyre kërcënimeve për shoqërinë.

“Në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme të BE, ku u zhvillua një mbledhje joformale dhe u diskutua për forcimin e ringritjen pas krizës së COVID-19 mes BE dhe Ballkanit Perëndimor. Pandemia tregoi se përpjekjet për të zgjidhur vetëm problemet komplekse janë të gabuara. Në trajtimin e kërcënimeve të tilla për shoqëritë tona, Ballkani Perëndimor nuk mund të trajtohet veçmas nga BE”, shkruan Xhaçka.

Kujtojmë se më herët, qeveria jonë është shprehur me tone kritike ndaj BE për mungesë solidariteti ndaj Ballkanit Perëndimor në procesin e vaksinimit", thuhet në postimin e Xhaçkës.

Të fundit