Flash News

Ditari i Maxhorancës

Kriza energjetike, Rama: Do t’i drejtohemi Brukselit për mbështetje financiare ekstra

Kriza energjetike, Rama: Do t’i drejtohemi Brukselit për

Kryeministri Edi Rama deklaroi se do t’i drejtohet me një kërkesë zyrtare Brukselit për t’i ofruar Shqipërisë mbështetje financiare në kuadër të krizës energjetike, e cila ka kapluar thuajse të gjitha vendet e botës.

Si çdo herë, Rama përsëriti të njëjtën kritikë për BE-në duke i kërkuar të mos mendojë vetëm për vendet e saj anëtare dhe të bëjë po të njëjtin gabim që bëri gjatë pandemisë së Covid-19.

Rama tha se do t’i kërkojë Brukselit mbështetje financiare shtesë përpos asaj që do të japë qeveria nga buxheti i shtetit.

"Ky dimër ka gjasë të jetë dimri më i vështirë që kemi hasur. Në Ballkan nuk kemi patur dimra të lehtë. Sot që flasim në Kosovë ka orë ndërprerje energjie por ndërkohë edhe në vende si Britania Franca po paraqiten plane shkurtimesh të energjisë. Plane që përfshijnë fikjen e dritave pas orës 22:00 në rrugë, në vitrinat e dyqaneve, mbyllje në 22:00 si në kohën e pandemisë për të kursyer energji.

Kemi diskutuar për çfarë po na kushton mos çuarja e kësaj krizë mbi shpatullat e qytetarëve tanë. Është një marrëveshje konkrete për hapa konkretë. Nuk jam I bindur nëse është shumë ambicioz apo I çmendur për të mos e prekur çmimin e energjisë për konsmutorët familjarë e biznesin e vogël, por kjo do të thotë qindra miliona euro që dalin nga arka e shtetit për të mbuluar shpenzimin koston, dhe këtu nuk është çështja e mld në serbi, çështja është sa gjatë do të vijojë kjo çështje.

I adresoj BE apelin e përsëritur që të mos bëjë me ne turpin që bëri në kohën e pandemisë. BE u mbyll dhe pa vetëm mureve të kështjellës së vet. Fatmirësisht të gjithë liderët e BE e kanë pranuar që ky ka qenë një turp.

Na duhet një europë politike, një bashkim strategjik për të mos përsëritur një situatë si e pandemisë. Vendet e BE kanë buxhetet e tyre dhe të BE ndërkohë ne kemi vetëm buxhetet tona. Do i drejtohemi me shkrim Brukselit dhe vendeve anëtare, do pranonim edhe tre vendet e tjera, për t’i kërkuar mbështetja financiare ekstra përveç buxheteve tona.

Kemi përpara 7 muaj shumë të vështirë, për Shqipërinë do të thotë në rastin më të mirë afro gjysmë miliardë euro. Shpresoj të na dëgjojnë e të jemi edhe ne pjesë e ndarjes së kësaj përgjegjësie", tha Rama.

 

 

Të fundit