Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Krushqit nuk erdhën"/ Nga dashuria për BE-në te "Ballkani i Hapur", çfarë tha Rama krah presidentes së KE

"Krushqit nuk erdhën"/ Nga dashuria për BE-në te

Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen u shpreh se shpreson për zhvillimin e konferencës ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së brenda vitit, ndërsa kryeministri Edi Rama tha se nuk flet më me data apo të vendosë baste.

Ai mori sërish shembullin e dasmës, ku tha se krushqit nuk janë paraqitur disa herë. Kryeministri me batutë deklaroi se deklaratat e dashurisë BE-së do ia shprehë me vepra.

Gjithashtu ripërsëriti se puna do të bëhet jo se e kërkon BE-ja, por se është e nevojshme për vendin.  Me batutë, Rama tha se BE-ja është lodhur nga dashuria me njëri-tjetrin dhe thonë do rrimë ne të marrim edhe një tjetër dhe cdo ndodhë më te, ndërsa shtoi se kjo fazë do të kalohet dhe fundi do të jetë i lumtur.

"Nuk vë më bast për datë dhe afat. Pres me qetësi të plotë si në rastin kur ndodh dhe kur s'ndodh. Jemi përgatitur disa herë për dasëm dhe krushqit nuk janë paraqitur. Do i paraqesim me vepra deklaratat e dashurisë. Datën e kanë në dorë krushqit.

Është qartë. Ne kemi në dorë të bëjmë vetëm punën tonë. Punën tonë e bëjmë jo se na i imponon BE, por sepse na i i imponon e ardhmja e fëmijëve tanë. Jemi me fat që gjendemi në mes të Evropës. Është bekim për fëmijët tanë që linden dhe rriten në mes të këtij kontinenti dhe një mur na ndan nga hapësira më e mirë që njerëzimi ka organizuar për paqen dhe sigurinë.

Kur e do dikë e do, nuk ke se çfarë bën. Nuk i bën presion që ose hajde me merr tani ose unë do iki me tjetrën. Nuk kemi ku shkojmë. Ne jemi në dashuri me BE, këta janë lodhur nga dashuria me njëri-tjetrin dhe thonë do rrimë ne të marrim edhe një tjetër dhe cdo ndodhë më te. Sa ta kalojnë këtë fazë do na përqafojnë dhe do jetojmë të lumtur në të ardhmen”, tha Rama.

Ky i fundit foli për Ballkanin e Hapur dhe tha se kushdo është i lirë të vijë ose jo. Rama tha se ata që nuk dëshirojnë të bëhen pjesë e kësaj nisme, s'mund t'i marrin peng të gjithë. Kujtojmë që Kosova e ka kundërshtuar fort Ballkanin e Hapur me argumentin se është kundër interesave kombëtare.

“Ballkani i hapur eshte i hapur për të gjithë, kush do vjen kush nuk do nuk vjen por s’na merr peng te gjithëve. Procesi i Berlinit ka edhe këtë problemin e pengmarrjes.

Nese duan 6 vende te nenshkruajne marreveshje, mjafton një vend të thotë nuk dua e ne te tjerët duhet të rrimë e të presim, këtu cdo vend firmos cfarë marrëveshje do. Por ne s’do presim nëse dikush thotë nuk duam. Nëse nuk do rri aty ku je, po ne duam ta çlirojmë potencialin ekonomik shoqëror dhe të paqes që ka këtu”, u shpreh Rama.

Të fundit