Flash News

Ditari i Maxhorancës

Kryebashkiakja e Dimalit nën akuzë për shpërdorim detyre, dosja kalon në SPAK

Kryebashkiakja e Dimalit nën akuzë për shpërdorim detyre,

Kryebashkiakja e Dimalit, Juljana Mema është kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat.

Kallëzimi është bërë nga shtetasi Petrit Baho, banues në fshatin Poshnje, për: shpërdorim detyre, shkatërrim i pronës private, mashtrim dhe falsifikim.

60-vjeçari deklaron se i është shkatërruar prona nga fadromat e bashkisë në 23 Nëntor 2020 dhe pas kësaj bashkia i ka dhënë leje një tjetër qytetari të vijojë ndërtimet në këtë pronën e tij.

Dosja i ka kaluar SPAK për shkak të moskompetencës nga Prokuroria e Beratit. Kallëzimi penal ndaj kryetares së bashkisë Dimal, Juljana Mema është regjistruar në 25 nëntor 2020 në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat.

Në kallëzim shkruhet se: Shtetasi Petrit Baho,i datëlindjes 24.01.1960,lindur dhe banues në fshatin Poshnje,është pronar i pasurisë së paluajtshme me nr.455/12,e llojit “truall dhe godinë 2 KT”,me sipërfaqe 97.6 m2 dhe prona është e regjistruar në zonën kadastrale 3032 në Poshnje. Për këtë pronë,Petrit Baho është i pajisur edhe me çertifikatë pronësie. Në 25 Nëntor 2020,me një njoftim të firmosur nga kryebashkiakja Juljana Memaj për lirimin e hapësirave publike, pranë banesës së tij janë paraqitur disa persona si punonjës të bashkisë dhe pa asnjë dokumentacion ligjor kanë filluar të prishin disa prona aty pranë dhe më pas kanë filluar të prishin edhe objektin me dokumentacion të rrrgullt të shtetasit Petrit Baho. Pasi është njoftuar policia,e cila nuk ka ndërhyrë,shtetasi Petrit Baho i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat për marrjes e masës së sigurimit të padisë. Pak ditë më vonë,mbi pronën e tij ka filluar punimet (që po vijojnë ende) qytetari Ramadan Baho,që pretendon se ka marrë leje nga bashkia”.

Sipas News 24, për këtë çështje, Petrit Baho ka kallëzuar penalisht jo vetëm kryebashkiaken Juljana Mema por edhe dy punonjësit e bashkisë Dimal, Agim Çunin dhe Pandi Pilon për shpërdorim detyre, shkatërrim i pronës private, mashtrim, falsifikim, kanosje dhe shpifje.

Të fundit