Flash News

Ditari i Maxhorancës

Kryebashkiaku i Kamzës padit në SPAK Xhelal Mziun

Kryebashkiaku i Kamzës padit në SPAK Xhelal Mziun

Kryebashiaku i Kamzës, Rakip Suli është paraqitur sot në SPAK ku ka depozituar kallëzim penal ndaj deputetit demokrat Xhelal Mziu.

Suli e akuzon deputetin demokrat për abuzim me tenderat në kohën kur ishte kryebashkiak i Kamzës.  Kujtojmë se ky i fundit ka qenë paraardhësi i Sulit në Bashkinë Kamëz.

Edhe më herët në vitin 2021, Suli ka paditur në SPAK Xhelal Mziun, për veprën penale “shpërdorim detyre”. Asokohe Suli paditi Mziun me pretendimin se kishte dhënë leje për ndërtimin e një thertoreje në Laknas.

Të fundit