Flash News

E-TJERA

Niset drejt Shqipërisë trupi i pajetë i Kryepeshkopit Janullatos, nderohet me ceremoni madhështore në Athinë

Niset drejt Shqipërisë trupi i pajetë i Kryepeshkopit Janullatos,

Nga Katedralja e Athinës, nën tingujt funebër të bandës së marinës detare greke, trupi i Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos, u përcoll me një ceremoni solemne drejt Shqipërisë.

Me qindra besimtarë morën pjesë në meshën e mbajtur në gjuhën shqipe, një kërkesë e veçantë e bërë nga bashkëpunëtorët e afërt të Kryepeshkopit dhe miratuar nga Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Greke. Ceremonia u mbajt në nder të figurës dhe veprës së fortlumturisë së tij Anastas.

Arkivoli i Kryepeshkopit u përcoll nga duartrokitjet e shumta të besimtarëve, duke reflektuar respektin dhe mirënjohjen për një figurë të jashtëzakonshme, të cilin presidentja e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou, e cilësoi si "njeri të madh të paqes dhe vëllazërimit".

Trupi i Kryepeshkopit pritet të mbërrijë në Shqipëri ditën e nesërme, nëpërmjet pikës kufitare të Kakavijës. Gjatë rrugës, kortezhi do të ndalet në disa zona ku Kryepeshkopi ka shërbyer dhe ka kontribuar për rindërtimin e Kishës Autoqefale Shqiptare.

Të fundit