Flash News

Ditari i Maxhorancës

Kryeson listën e PS për Tiranën, reagon Etilda Gjonaj

Kryeson listën e PS për Tiranën, reagon Etilda Gjonaj

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj do të jetë në krye të listës së Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës për zgjedhjet e 25 prillit.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të programit ‘Drejtësia që duam’.

E ftuar në në “Radari Informativ”, Gjonaj tha se pavarësisht se u njoftua se do të jetë në krye të listës për Tiranën, do të duhet që të presim edhe disa ditë, pasi sipas Gjonajt, deri më tani është bërë vetëm një prezantim kandidatësh.

“Ky aktivitet sot që u lançua nga kryeministri kishte të bënte me arritjet në fushën në drejtësi. Do të duhet të presim edhe disa ditë, ku do të vendoset se cila do të jetë skuadra që do të garojë”, tha Gjonaj.

 

 

Të fundit