Flash News

Ditari i Maxhorancës

Kthimi i projekt-buxhetit në Kuvend, Balla 'sfidon' Metën: S'ka asnjë të drejtë! Vonimi, i turpshëm dhe djallëzor

Kthimi i projekt-buxhetit në Kuvend, Balla 'sfidon' Metën:
Në foto: Taulant Balla dhe Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend projektbuxhetin për vitin 2021. 

Menjëherë pas komunikimit të vendimit nga Drejtori i Kabinetit të Presidentit, Edmond Panariti, ka reaguar nënkryetari i grupit socialist, Taulant Balla.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla shprehet se “Presidenti nuk ka asnjë të drejtë të kthejë Buxhetin e Shtetit dhe se veprimi i tij është i turpshëm dhe djallëzor”.

Ndërsa hedh poshtë arsyetimin e Metës, Balla shprehet se “buxheti do të rivotohet menjëherë sipas procedurës parlamentare dhe do të hyjë në fuqi siç e ka votuar Kuvendi”.

Reagimi i plotë i Ballës:

Presidenti nuk ka asnjë të drejtë të kthejë Buxhetin e Shtetit. Por është e turpshme dhe djallëzore të vonosh hyrjen në fuqi të Buxhetit të Shtetit sot kur aty janë planifikuar:

MBËSHTETJA MË E MADHE PËR SHËNDETËSINË DHE RINDËRTIMIN,

MBROJMË JETËN E QYTETARËVE NGA PANDEMIA, GARANTUAM FONDIN PËR VAKSINËN ANTI-COVID,

RIMBURSOJMË KURIMIN ÇDO QYTETARI/QYTETAREJE SHQIPTARE NGA COVID-19,

RRISIM PAGAT ME 40% PËR MJEKET DHE PERSONELIN SHËNDETËSOR,

MIRATUAM 280 MILIONË DOLLARË PËR RINDËRTIMIN.

Buxheti do të rivotohet menjëherë sipas procedurës parlamentare dhe do të hyjë në fuqi siç e ka votuar Kuvendi!

Të fundit