Flash News

Ditari i Maxhorancës

Kur do dalin listat e kandidatëve për deputetë të PS? Rama flet për detajet dhe dy qarqet ku do të garojë  

Kur do dalin listat e kandidatëve për deputetë të PS? Rama
Kryeministri Edi Rama ne Durres

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se dy qarqet ku ka vendosur të kandidojë për deputet janë Vlora dhe Durrësi.

I pyetur se kur pritet të dalin listat e kandidatëve për deputetë të PS në Durrës, Rama tha se do të publikohen së shpejti pasi të jenë bërë vlerësimet në çdo qark.

“Lista do dalë kur të dalin të gjitha listat, skuadrat janë të angazhuar të gjithë. Ne do bëjmë vlerësimet dhe në çdo qark do kemi skuadrën tonë.

Ajo që unë vetë mendoj se është gjëja e duhur që duhet të bëj është se Vlorën mos ta lë dhe njëkohësisht në Durrës të jem vetë me tjerët, sepse është momenti për t’i dhënë Durrësit një shtyrje shumë të madhe, për të bërë jo thjeshtë atë që u bë me Vlorën.

Jemi në kohën kur marrim frute të shumë viteve , kemi përgatitur klimën e terrenin, gjërat mund të ndryshojnë”, u shpreh kryeministri.

Të fundit