Flash News

Ditari i Maxhorancës

Kur do të flasë policia për zhdukjen e Ervis Martinajt? Përgjigjet Çuçi

Kur do të flasë policia për zhdukjen e Ervis Martinajt?

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka komentuar zhdukjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.

Në një prononcim të shkurtër për mediat pas prezantimit të programit EU4LEA,  Çuçi u shpreh se Policia e Shtetit do të flasë për Martinajn atëherë kur të ketë prova.

“Ne flasim kur kemi prova. Policia e shtetit nuk mund të flasë pa pasur prova. Vazhdon procesi ashtu siç e kemi lënë”, u shpreh Çuçi.

Kujtojmë se edhe vetë kryeministri Edi Rama ju drejtua kreut të ri të Policisë së Shtetit dhe jo vetëm, që të zbardhin menjëherë çështjen Martinaj. Deri tani nuk ka asnjë deklaratë lidhur me zhdukjen e Vis Martinajt, i cili u raportua nga familjarët.

Dyshimet janë të shumta, pasi përflitet që Vis Martinaj të jetë rrëmbyer dhe ekzekutuar pasi u nxor në pritë nga një vajzë, sikurse citohej në dosjen hetimore: “Më datë 10 gusht 2022 shërbimet e policisë së Drejtorisë Vendore Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Kurbin kanë marrë informacion nga një burim konfidencial se shtetasi Ervis Mustafa Martinaj i datëlindjes 6 tetor 1982, lindur në Burrel dhe banues në Fushë-Kuqe, Kurbin, dyshohet se është rrëmbyer dhe ekzekutuar nga kundërshtarët e tij pasi është tradhtuar dhe nxjerrë në pritë nga një femër në proces verifikimi.”

Të fundit