Flash News

Ditari i Maxhorancës

Kur do të flasë policia për fatin e Ervis Martinajt? Përgjigjet Çuçi

Kur do të flasë policia për fatin e Ervis Martinajt?

Në konferencën për mediat, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi u pyet lidhur me hetimet për të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, i cili rezulton i zhdukur që prej muajit gusht.

Ministri foli për një “mjegull” rreth fatit të Martinaj, ndërsa shtoi se policia do të flasë vetëm kur të ketë një provë të fortë.

“Për të zbardhur gjithë këtë mjegull që është ngritur rreth fatit të Ervis Martinajt policia e shtetit vijon të bëjë punën për të zbardhur këtë ngjarje. Ju besoj keni qenë të informuar gjatë gjithë kësaj periudhe për veprime të ndryshme policore që ka ndërmarrë që lidhen me zbulimin dhe zbardhjen e kësaj ngjarje. Policia e shtetit vepron sipas ligjeve.

Dhe nga policia e shtetit do të merrni përgjigje kur të merrni një provë të fortë se çfarë ka ngjarë në lidhje me këtë personazh.

Pastaj thashethemet e fjalët e llafet e skenaret është i lirë çdokush ti bëjë por nuk janë çështje e policisë nuk kanë një shkop magjik që t’i zbardhë menjëherë një situatë të caktuar kriminale aq më tepër me një personazh kaq të komplikuar të botës së krimit”, deklaroi ai.

 

 

Të fundit