Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Kur je në detyrë si kjo s’ke kurrë kohë”, Xhaçka i dorëzon stafetën Peleshit

“Kur je në detyrë si kjo s’ke kurrë kohë”,
Foto Ilustruese

Olta Xhaçka i dorëzoi sot detyrën Niko Peleshit, i cili tashmë do të drejtojë ministrinë e Mbrojtjes. Xhaçka tha se koha nuk është në favorin e një ministri në krye të këtij dikasteri.

Xhaçka deklaroi se projekti për modernizimin e FA e kishte të përzemërt dhe shprehu bindjen se si do ecë përpara më së miri nën drejtimin e Niko Peleshit.

“Kur je në detyrë si kjo s’ke kurrë kohë ndaj çdo ditë e çdo orë duhet të punosh për të realizuar projektet që ke. Që kur të vijë dita të largohesh të jesh e qetë që ke merituar një resht në Forcat e Armatosura. FA e meritojnë një monument të tillë kujtese institucion me histori të jashtëzakonshme dhe të ardhur të ndritur.

Sot janë familja ime, kam pasur mundësi të kem kolegë dhe bashkëpunëtorë të mirë, i falënderoj të gjithë se gjithë sa kemi bërë në këto vite u bë e mundur falë punës së përbashkët. Një falënderim të veçantë dua ta bëj për njerëzit e mi të dashur, me Shefin e Shtabit, gjeneral Bajramin, një njeri që ia ka kushtuar jetën FA, bashkë me të çdo gjeneral”, tha Xhaçka.

Pas ceremonisë solemne foli edhe Niko Peleshi. Ai tha përpara ushtarakëve të lartë se do të realizojë detyrën e tij me atdhedashuri, ndërsa shtoi se do të punojnë për të ardhmen e Shqipërisë sa më pranë BE-së dhe NATO-s.

“E nderuar ministre , e dashur Olta. Të nderuar gjeneralë dhe deputetë, ateshe, të ftuar e pjesëmarrës. Detyra e ministrit të Mbrojtjes është që t’i kontribuosh paqes, të promovosh lirinë, të përmbushësh detyrimet që kemi si vend aleat i NATO-s. Do ta kryej këtë detyrë me atdhedashuri.

Përshëndes djemtë dhe gratë  e Forcave të Armatosura. Ju keni treguar se keni aftësi, të denjë për një anëtar të NATO-s.  Sot përulem para ushtarakëve që ranë në misionet tona paqeeruajtëse, ne jemi përkrah aleatëve, sidomos SHBA-ve”, tha Peleshi.

Të fundit