Flash News

Ditari i Maxhorancës

Kurti e refuzoi, Rama: As hasmit nuk i mbyllet dera e shtëpisë

Kurti e refuzoi, Rama: As hasmit nuk i mbyllet dera e shtëpisë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një konferencë me gazetarët në Shkup, u pyet për refuzimin që i është bëri Albin Kurti për t’u takuar.

Rama  u shpreh se Kurti nuk beson se ka harruar Kanunin, pasi edhe hasmit nuk i mbyllet dera kur të vjen në shtëpi.

Na lini ta trajtojmë mes shqiptarësh në Kosovës kur të shkoj, kam akoma shpresë që Albini nuk e ka harruar Kanunin që dhe hasmit i hapet dera kur të vjen në shtëpi dhe është e ndaluar ta përzësh deri sa ai të barojë fjalën”, u shpreh Rama.

Ndërkohë komentit të gazetares së edhe kryetari i Komunës së Tetovës ka refuzuar ta takojë, Rama tha: Unë nuk i kam kërkuar takim, ky quhet refuzim preventiv.

“Unë nuk i kam kërkuar takim… ka refuzuar paraprakisht, një refuzim preventiv quhet ky. Kryetarit të Komunës së Tetovës, djalë i mirë, nuk e do e hiqja nga puna e Komunës sot për çështje të NATO-s”, tha ai.

Të fundit