Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Kush i bën këto ndërtime kur s’ka punë”, Rama tregon replikat me komentuesin: I bën Ndrangheta me mafian

“Kush i bën këto ndërtime kur s’ka punë”,
Kryeministri Edi Rama ne Vaqarr, Tirane

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar kantierin e lagjes që po ndërtohet për familjet e prekura nga tërmeti, me në 20 shtëpi të reja në Vaqarr të Tiranës.

Gjatë inspektimit me inxhinierët, Rama tregoi edhe një replikë me një komentues në Facebook, ku i thoshte se kush i bën gjithë këto ndërtime në Shqipëri kur nuk ka pune.  

Shkruante njëri në Facebook: ore gjithë këto ndërtime kush i bën kur nuk ka punë? I bën Ndgangeta me mafian i thashë”, u shpreh Rama, i cili shtoi se 27 mijë vende pune janë të krijuara vetëm nga rindërtimi për të gjitha kompanitë shqiptare.

Kujtojmë se një ditë më parë, Rama ka hedhur poshtë mundësinë e përfshirjes së zyrtarëve shqiptare në aferat e qarqeve mafioze italiane që synojnë të pastrojnë para në Shqipëri, pas publikimit të disa përgjimeve të antimafias italiane në.  

Të fundit