All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Maxhorancës

Kushtetuesja i bindet Ramës, kalon për shqyrtim ankimin e Qeverisë për Belinda Ballukun

All - Paragraf - 1

Kushtetuesja i bindet Ramës, kalon për shqyrtim ankimin e

Kolegji i Gjykatës Kushtetuese ka pranuar të shqyrtojë ankimin e Qeverisë për Belinda Ballukun, e cila është e pezulluar me vendim të GJKKO, por këtë vendim Këshilli i Ministrave e çoi në Kushtetuese.

All - Paragraf - 3

Tanimë çështja do të gjykohet në themel nga Gjykata Kushtetuese me 8 togat e zeza në seancë plenare.

Në ditët në vijim do të pritet nga kjo trupë gjyqësore se si do të ndahen votat për rastin e Ballukut, ndërsa qeveria ankimoi vendimin me argumentin se pezullimi përbën ndërhyrje në pushtetin ekzekutiv.

Numri dy i qeverisë, Belinda Balluku, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë është pezulluar nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ndërsa qeveria ka ankimuar vendimin në Kushtetuese, duke argumentuar se pezullimi përbën ndërhyrje në pushtetin ekzekutiv.

Të fundit