Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
"Ky është fundi, fundi!" Rama ‘kapet’ me analistët: Abuzimin me të miturit, ta interpretosh si zemërat popullore?! Të pandjeshëm
Kryeministri Rama ka reaguar ashpër pas protestave që po zhvillohen prej 6 ditësh nga të rinjtë për vrasjen e Klodian Rashës.
Gjatë një konference për shtyp me Denajn dhe Ahmetaj, Rama sulmoi analistët e opinionistët, duke i cilësuar ata të pandjeshëm, që dalin dhe mbushin qytetarët ne një ndjenjë hakmarrjeje për 1001 arsyet e tyre.
“Abuzimi me të miturit, dhe ta interpretosh këtë shfaqje si shpërthimin e një zemërate popullore, revoltë gjeniune, si shembull për t’u marrë sa i përket vandalizmave do të thotë që vërtet duhet të ndjehemi të alarmuar. Jo unë si kryeministër. Qeveritë shkojnë dhe vijnë, kryeministrat shkojnë e vijnë, po në fund të ditës askush nuk lind kryeministër, e askush nuk vdes i tillë”, tha Rama.
Sipas kryeministrit, ata fëmijë të mitur janë bërë mish për top, po përdoren politikisht dhe kjo është një fatkeqësi e madhe.
“Unë mendoj që është fatkeqësi e madhe që njerëz me eksperiencë, me prani publike, me përgjegjësi publike, si ata të cilët ashtu-quhen analistë apo opinionistë që shfaqen në ekrane apo shprehin opionionet nëpër portale, të jenë kaq të pandjeshëm, kaq të ndërkryer ndaj qeverisë dhe kaq të mbushur me një ndjenjë hakmarrjeje për 1001 arsyet e tyre sa të mos e ngrenë zërin për një fakt tmerrësisht të trishtueshëm që është shfaqur këto ditë.
Abuzimi me të miturit, dhe ta interpretosh këtë shfaqje si shpërthimin e një zemërate popullore, revoltë gjeniune, si shembull për t’u marrë sa i përket vandalizmave do të thotë që vërtet duhet të ndjehemi të alarmuar. Jo unë si kryeministër. Qeveritë shkojnë dhe vijnë, kryeministrat shkojnë e vijnë, po në fund të ditës askush nuk lind kryeministër, e askush nuk vdes i tillë.
Para e pas se të jesh kryeministër, je qytetar i këtij vendi, je prind, je edhe pasues i të tjerëve, që kanë qenë para teje si banorë të këtij vendi. Është përtej skandalozes është një turp i pashoq, të shikosh njerëz që mund të kenë të gjitha arsyet e tyre, më pëlqen mua apo jo, jam apo s’jam dakord të kenë të gjithë angazhimin e tyre kundër qeverisë, po të arrijnë deri në këtë pikë dhe të riabuzojnë të miturit duke i përdorur si argument për të vazhduar të pikturojnë një panoramë të një revolucioni latent që kanë kohë që e nxisin është rënie në një nivel, që nga pikëpamja humane është katastrofë.
Nuk gjej fjalë të arsyetoj analistë që predikojnë dhunën, argumentojnë dobinë që ka për shoqërinë djegia e objekteve të pronës publike. C’problem ka se po thyejnë e djegin, kjo s’është problem, përkundrazi pak po bëjnë. Kjo është fundi, është fundi, fundi! Nuk e kam gjetur as tek filozofët e teoricienët e ekstremit të majtë në Francë, që në protestat ‘denbabaden’ të Francës të nxjerrin një fjalë për ta amnistuar dhunën.
Shqetësimi im sot është, si mund të arrihet deri këtu? ‘Boco Haram’ që është një organizatë famë keqe që sot ka marrë stafetën e të tjera forcave që në histori kanë shfrytëzuar të miturit. Si mund të ndodhë kjo në Shqipëri?
Ata fëmijë nuk janë të vetëdijshëm për atë që bëjnë, nuk janë të motivuar nga politika në qenien e tyre. Ata fëmijë janë të abuzuar. Janë të përdorur si mish për top. Si mundem unë të them që ata minorenë, që vandalizuan selinë e PS në Shkodër janë fajtorë. Ata s’janë as fajtorë as të vetëdijshëm. Janë fëmijë nga familje që kanë problematikat e tyre, por ata që janë pas tyre janë kriminelë dhe ata që e teorizojnë nëpër televizorë, debate komente këtë konvulsion të stimuluar me fëmijët, bëjnë një akt kriminal, moralisht kriminal.
Si mundet, cfarë i thonë këta të rinjve të Shqipërisë, çfarë i thonë popullit: Dilni e bëni kështu se kjo është rruga për të përmbysur regjimin? Cilin regjim? Mund të ketë 1001 arsye për t’u kontestuar, po bëhet me protestë paqësore dhe me votë.
Kthehuni pak në histori. Cilat protesta kanë funksionuar? Protestat e dhunshme apo paqësore? Po të ishte sikundër teorizohen, do ishin të gjithë studentët e gjimnazistët, si me armët kimike. Nuk kanë djegur asnjë fije bari, nuk kanë qëlluar asnjë guralec, kanë dalë në protestë dhe e kanë kthyer pas një nismë që pa ata mund të kishte shkuar në drejtim tjetër. Pse? Sepse kjo qeveri mund të ketë shumë të meta, por nuk është shurdhe dhe e pavëmendshme ndaj protestës. E njëjta gjë me studentët. Protesta e studentëve nga fillimi deri në fund ishte paqësore, por e arriti qëllimin. Dhe e arriti qëllimin pse? Sepse vetëdija ime dhe qasja jonë është të jemi të vëmendshëm, të reflektojmë. Qeveria nuk është e fortë kur thotë që unë kam të drejtë, por kur dëgjon dhe reflekton”, ka thënë Rama.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38