Flash News

Ditari i Maxhorancës

Lajmës apo negociator në dialogun Turqi-Greqi? Si përgjigjet Rama; Kryeministri flet për darkën në Dubai

Lajmës apo negociator në dialogun Turqi-Greqi? Si përgjigjet
Kryeministrit Edi Rama

Kryeministrit Edi Rama ka folur për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke theksuar se ka disa çështje të hapura me shtetin helen.
“Shqipëria ka disa çështje të hapura me Greqinë, por këto që thoni ju nuk qëndrojnë. Ju doni që Shqipëria të dalë keq edhe kur nuk është keq”, tha Rama.

I pyetur në “Open” se a është negociator në dialogun Turqi-Greqi, Rama nuk pranoi të fliste për këtë çështje.

“Nuk pranoj të komentoj për këtë çështje sepse nuk është etike. Un nuk jam negociator. Kam një fjalën time në këtë hapësirë”, tha Rama.

Ky i fundit ka folur edhe për darkën që një pjesë e ministrave të qeverisë zhvilluan në Dubai në një nga restorantet më të shtrenjtë në Botë.

“Ishte një delegacion i madh, ku kishte edhe media, edhe gazetarë. Udhëtimi i këtij delegacioni të madh ka qenë një darkë pune, pasi ne kemi arritur një marrëveshje me qeverinë e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Videoja është filmuar nga vetë restoranti dhe është hedhur në Instagramin e vetë restorantit. Princi i Kurorës së Emiratave të Bashkuara Arabe është një njeri i jashtëzakonshëm. Ai do të investojë edhe për ndërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti. Ai ka investuar personalisht për ndërtimin e 2000 banesave”, tha Rama.

Të fundit