Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Lajmi mori dhenë kur ai e humbi statusin e investitorit strategjik”, kujt iu referua Rama?

“Lajmi mori dhenë kur ai e humbi statusin e investitorit

Kryeministri Edi Rama iu referua sot rastit të një personi që kishte marrë titullin e investitorit strategjik, por që në fakt nuk kishte plotësuar kriteret.

Teksa pyetej për rastin e ministres Olta Xhaçka, bashkëshorti i të cilës përfitoi statusin e investitorit strategjik për të ndërtuar një hotel me 5 yje në Himarë, Rama tha se e njëjta gjë ka ndodhur edhe me një tjetër person i cili bëri bujë në media për tokën e marrë dhe përfitimin e statusit.

Sipas Ramës personi në fjalë nuk kishte plotësuar kriteret e duhura dhe e kishte humbur statusin kur lajmi u shpërnda në media.

“Ky diskutim nuk ka asnjë vlerë edhe është i shëmtuar në raport personal ndaj ministres. Ky diskutim ka vlerë në raport me rishikimin e ligjit të investimeve strategjike duke parë pas x vitesh. Ka ndodhur që mori dhënë lajmi që x kishte marrë x hektarë, kur në fakt kishte marrë titullin dhe nuk kishte plotësuar kriteret, por kur lajmi mori dhënë ai kishte humbur të drejtën e investitorit strategjik.

Mendoj se është koha që të rrisim nivelin e financimit të për të dhënë statusin dhe është një diskutim që do ta bëjmë. Ne nuk i ndryshojmë dot ata, por kemi detyrën që të çdo gjë ta bëjmë më mirë sesa e bëjmë sepse çdo gjë përmirësohet. Kemi edhe detyrën për të bërë opozitën e vetes për përmirësime të mundshme”, tha Rama.

Nuk dihet se kujt iu referua kryeministri për statusin e investitorit strategjik, por kujtojmë se rasti i aktorit të humorit Gaz Paja mori vëmendjen e mediave. Sipas statusit të përfituar, Paja do të ndërtonte një resort luksoz në Dhërmi një bashkëpunim mes 2 kompanive me vlerë 13.8 milionë euro. 

Pjesa tjetër prej 108 mijë metrash do përdorët për të ndërtuar vilat të cilat do të shiten nga kompanitë dhe nuk sjellin asnjë zhvillim publik për turizmin.

Të fundit