Flash News

Ditari i Maxhorancës

Largimi i mjekëve dhe pezullimi i operacioneve të zemrës në QSUT, si justifikohet Manstirliu

Largimi i mjekëve dhe pezullimi i operacioneve të zemrës në

Në konferencën për mediat, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u pyet për dy çështje të rëndësishme, largimi masiv i bluzave të bardha dhe pezullimi i ndërhyrjeve kirugjikale të zemrës në QSUT.

Ajo e justifikoi braktisjen e vendit nga mjekët dhe inferemierët si një fenomen që ndodh kudo. Ky është “një argument” i njohur i qeverisë sa herë që gjendet ngushtë.

“Lëvizja e lirë e mjekëve është fenomen i izoluar, por që ka prekur vende të rajonit, europiane dhe deri edhe në vende si Mbretëria e Bashkuar. Sigurisht ajo që dua të them është që gjatë 2022, 335 mjekë janë punësuar në sistemin tonë shëndetësor.

Përballja me këtë fenomen është betejë e përditshme, nuk ka zgjidhje te shpejta as magjike. Përmiresimi i  kushteve ëe punës, hapja e specializimeve të përvitshme kanë pasur ndikim pozitiv”, tha ajo.

Ministrja u pyet lidhur me ankesën e disa qytetarëve për ndërprerjen e operacioneve në departamentin e Kardiologjisë në QSUT dhe se kur do të përmirësohet kjo situatë. Manastirliu iu shmang një përgjigjeje konkrete për këtë situatë shqetësuese.

“Do të kishit pyetur për ndërhyrjet në total për gjatë një viti… Totali i ndërhyrjeve në 2022 është 847 ndërhyrje. Kjo do të thotë që kemi mbuluar urgjencat dhe planifikimit, dhe kemi dhe një qendër të re kardiologjike që ka kryer të tjera ndërhyrje.

Sa i përket listës së pritjes, nuk po flasim për urgjencën, 100% pa asnjë problematikë, ndërhyrjet e planifikuara, në kuadër të marrëveshjeve që QSUT ka patur, kemi marrë masa që të ketë furnizim në vazhdim për atë pajisje që duhen. Nuk mungon asgjë për shërbimet urgjente. Buxheti për të gjitha shërbimet spitalore është dhënë i plotë nga MSH, janë në dispozicion të spitaleve”, u shpreh ajo.

Të fundit