Flash News

Ditari i Maxhorancës

Lënë pas përplasjet, Rama pret Haradinajn në Tiranë, poston foto nga takimi

Lënë pas përplasjet, Rama pret Haradinajn në Tiranë,

Kryeministri Edi Rama ka pritur në një takim në Tiranë, kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn.

Takimi është bërë i ditur nga ata vetë, përmes rrjeteve sociale, duke lënë pas kështu përplasjet e së kaluarës.

Sipas Haradinajt, ata kanë diskutuar për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Shqipërisë në ekonomi, infrastrukturë dhe siguri e politikë të jashtme.

Bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë në ekonomi, infrastrukturë, siguri e politikë të jashtme, ishin temat kryesore të takimit të sotëm me Kryeministrin Edi Rama.  Bashkëbiseduam gjithashtu për projektin e Hekurudhës Prishtinë – Durrës si projekt i domosdoshëm për të dyja vendet, si dhe dhënien e dyshtetësisë për qytetarët tanë. Falënderova Kryeministrin Rama për ndihmën e shtetit shqiptar gjatë krizës energjetike në Kosovë dhe shpreha nevojën e gjetjes së mënyrave të bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve në këtë kohë aspak normale”, shkruan Haradinaj. 

Kujtojmë se Rama ngriti një padi ndaj Haradinajt për shpifje, në lidhje me deklaratën e këtij të fundit i cili kishte akuzuar se kishte lidhje me idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

 

 

Të fundit