Flash News

Ditari i Maxhorancës

Letra e ish-këshilltarit për Traumën, Manastirliu: Nuk do ndodhte magjia për 8 vite në shëndetësi

Letra e ish-këshilltarit për Traumën, Manastirliu: Nuk do ndodhte

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastriliu ka reaguar për herë të parë nga Kuvendi, për letrën e ish-këshilltarit holandez Ton Daans, lidhur me problematikat dhe kushtet me të cilat ishte përballur në Spitalin e Traumës.

Nga foltorja e Kuvendit, Manastirliu tha se në 8 vite qeverisje nuk mund të ndodhte magjia në sistemin e shëndetësisë, kur ky i fundit kishte gati 30 vite në të cilin nuk ishte investuar. Ministrja iu drejtua deputetëve të opozitës duke i akuzuar se kanë hedhur shpifje me shifra të pavërteta, duke iu referuar Covid-19.

“Kam dëgjuar një miks akuza shpifjesh. Nuk e di pse sa herë ju flisni dhe i mëshoni të pavërtetave kënaqeni me historinë e viktimave. Sa herë përmendni viktima ju qesh fytyra. Edhe ju e dini shumë mirë që i keni shifra të sajuara. Ka reaguar spitali. Kur flitet me transparencë flitet me fakte. Dua t’i referohem reagimit të mjekëve për kritikat që u është bërë në këtë letër të hapur. Nëse ju i lexoni këto reagime do gjeni elementët më të mirë shkencorë teknikë. Nëse 30 vite nuk ishte investuar në shëndetësi për 8 vite nuk ndodhte magjia. Fakti që nuk u gjunjëzuam nga pandemia do të thotë se disa puna i kemi bërë mirë. Jam e bindur që qytetarët dinë të vlerësojnë dhe të bëjnë krahasime. Si sot ofrohet shërbimi shëndetësor. Ata që e kanë në dorë për ta ndryshuar janë ata që kanë marrë besimin me votë për ta ndryshuar”, deklaroi Manastirliu.

Daans rrëfen incidentin që i ndodhi disa ditë më parë në Tiranë dhe më pas dramën që përjetoi në Spitalin e Traumës. Ai tregon një nga një kushtet e këqija dhe infrastrukturën e dobët në të cilat ndodhet sot sistemi shëndetësor shqiptar.

Eksperti holandez shkruan se me kushtet dhe shërbimin mjekësor me të cilin u përball në spitalin e Traumës, i dukej sikur ishte kthyer prapa në kohë, në vitet gjashtëdhjetë (holandeze) të shekullit të kaluar.

Të fundit