Flash News

Ditari i Maxhorancës

Letra e Kremlinit për Ukrainën, Rama: Zhurmë në katundin e PD. Me Rusinë nuk jemi armiq, por çështja goxha e rrezikshme

Letra e Kremlinit për Ukrainën, Rama: Zhurmë në katundin e

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me letrën e dërguar Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s nga Rusia për çështjen e Ukrainës. 

Në një konferencë me mediat, Rama tha se qëndrimet e Shqipërisë janë të qarta dhe me Rusinë nuk ka raporte armiqësie, por shtoi se letra është bërë pjesë e zhurmës ‘folklorike në PD'.

Qëndrimet tona janë publike, të qarta dhe të drejta dhe nuk kemi asnjë problem në raportet tona me Rusinë.

Rusia nuk është vend armik i Shqipërisë, por kemi një ndarje të qartë në këtë pikë dhe zhurma për letrën është pjesë e një zhurme folklorike në katundin e PD, nuk ka lidhje me ne dhe qeverinë e Ukrainën. Është zhurme mes të marrëve që kanë marrë peng qytetarët demokratët”, tha Rama.

Kryeministri megjithatë, e cilësoi konfliktin Rusi-Ukrainë si mjaft të rrezikshëm që sipas tij mund të zgjidhet vetëm me bisedime.

Është konflikt goxha i rrezikshëm dhe me potencial rrëzikshmëri shumë të lartë. Unë bëj pjesë në grupin e njerëzve që besojnë se rruga është bisedime me Rusinë për të gjetur pika ç’tensionimi dhe për të hapur një proces të vështirë dakordësimesh. Është shumë e komplikuar. Uroj që vendimet të jenë të arsyeshme dhe largpamëse për të zgjedhur problemet me bisedime”, tha kryeministri.

 

Të fundit